Efi do të drejtojë “Për’puthen” në sezonin e ri?

Mediale Vip

Efi do të drejtojë “Për’puthen” në sezonin e ri?

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 06:33
Efi Dhedhes

Efi Dhedhes, ish-banore e “Big Brother VIP” dhe ish-konkurente e “Për’puthen”, aty ku u bë edhe e famshme, është një ndër emrat më të përfolur në mediat rozë për të marrë pikërisht drejtimin e dating show-t.

Ka qenë vetë Efi në fakt që ka paralajmëruar më shumë se njëherë në rrjetet e saj sociale se duke nisur nga vjeshta mund të vijë me një projekt interesant, megjithëse nuk ka specifikuar nëse do të jetë në televizion apo jo.

Gjithsesi, edhe pse nuk ka eksperiencë si moderatore, fansat e Efit dhe jo vetëm, duket se duan ta shohim në drejtimin e programit të Top Channel dhe për këtë e kanë pyetur edhe sot në rubrikën “Ask me a question” në Instagram. E në fakt, ndryshe nga herët e tjera Efi nuk ka hezituar të kthejë një përgjigje, duke u shprehur se (emisionin) “E adhuroj. Adhuroj t’i dëgjoj njerëzit dhe t’i ndihmoj”.

Image
Postimi

Kjo në fakt është hera e parë që ish-konkurentja e “Për’puthen” flet për drejtimin e programit dhe konfirmon se do donte të ishte në drejtimin e tij dhe duke marrë parasysh marrëdhënien shumë të mirë me autoren, Olsa Muhameti, nuk do ishte cudi ta shihnim në pozicionin “e lakmuar” edhe nga të tjera vajza të ekranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat