Morena Taraku zbulon se po vjen me një bashkëpunim

Mediale Vip

Morena Taraku zbulon se po vjen me një bashkëpunim

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 22:53
Morena Taraku

Tashmë është njoftuar se Morena Taraku po rikthehet me një këngë të re pas një pauze të gjatë.

Këngëtarja e njohur ka ngacmuar sërish fansat me një postim të ri, gjersa zbuloi se do të jetë bashkëpunim.

Megjithatë, bukuroshja nga Peja nuk ka ndarë më shumë detaje rreth asaj se me kë këtë herë ka bashkuar forcat.

E njëjta të fundit këngë e lansoi më 5 nëntor të vitit 2020 të quajtur “Alexander”.

30 vjeçarja këtë kohë ka qenë në vëmendje për shkak të një incidenti të ndodhur në shtëpinë e saj në Turqi.

Asaj u bë e ditur se i kanë hyrë hajnat, teksa i kanë marrë bizhuteri, stoli e një shumë të madhe parash.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se çfarë ka përgatitur Taraku për fansat e publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat