Xhensila tregon vështirësitë që po i kalon në shtatzëni

Mediale Vip

Xhensila tregon vështirësitë që po i kalon në shtatzëni

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 09:01
Xhensila Myrtezaj

Pas Ajkës, bekimit të tyre të parë, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj po presin një djalë për të zgjeruar familjen e për të shtuar lumturinë e tyre.

Kështu, këngëtarja ka vendosur që shtatzëninë e saj të dytë ta shoqërojë me ndjekësit e saj, duke ndarë këshillat e saj dhe eksperiencën e saj.

Krahas videos, Xhensila shpreh edhe të gjitha ndjenjat mikse që po përjeton gjatë pritjes së ëmbël.

Image
Postimi i Xhensila Myrtezajt

“Për të gjitha mikeshat virtuale që ndodhen në të njëjtat kushte të bekuara, por edhe të shoqëruara me dhimbje muskujsh, shtim në peshë (gjë që është normale) sugjeroj të bëni aktivitetin tuaj normal në sport, vrap, yoga, kërcim dhe shumë ecje. I gjithë sekreti qëndron tek sensi i masës. Secili nga ne ka një ritëm jete të ndryshëm. Mundohuni brenda asaj që ju përballoni, ta ndihmoni veten me pak aktivitete fizike. Kjo është eksperienca personale që dua ta ndaj me ju. Por këshilloj të konsultoheni me specialistin (mjekun) pasi shtatzënitë nuk janë të njëjta.

Në vazhdim dua që të bashkëudhëtojmë në mënyrën se si unë kam gjetur veten për të qenë e qetë e për ta shijuar më shumë bekimin e shtatzënisë. Një udhëtim plot me emocione hormonale të ndryshme, pasiguri, të qara, dhimbje fizike, lumturi, përmbushje…”- shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat