Jennifer Lopez feston njëvjetorin e martesës me Ben Affleck

Mediale Vip

Jennifer Lopez feston njëvjetorin e martesës me Ben Affleck

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 16:42
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Të dielën, dy herë e nominuarja për Grammy, Jennifer Lopez, festoi një vit martesë me bashkëshortin e saj të katërt - regjisorin dy herë fitues të çmimit “Oscar”, Ben Affleck - duke ndarë foto të papara nga dasma e tyre 400 mijë dollarëshe në pronën e tij prej 8.9 milionë dollarësh, në ishullin Hampton në Gjeorgji.

Çifti i njohur më parë si 'Bennifer' kishte marrë teknikisht licencën e martesës më 16 korrik 2022 në Clark County.

54-vjeçarja vendase e Bronx-it, postoi për 394.3 milion ndjekësit e saj në media sociale një pjesë të këngës së saj të ardhshme “Dear Ben Pt. II” (I dashur Ben Pjesa II), shkruan dailymail, transmeton KosovaPress. 

“Dear Ben Pt. II” është një nga nëntë këngët që Jennifer ia kushtoi 51-vjeçarit në albumin e saj të nëntë me 13 këngë, “This Is Me... Now”, që do të jetë rekordi i saj i parë që nga albumi “A.K.A.” në vitin 2014.

Affleck tani është njerku i binjakëve vëllazërorë 15-vjeçarë të Jennifer-it - djalit Maximilian Muñiz dhe vajzës Emme Muñiz - nga martesa e saj e tretë me Marc Anthony, e cila përfundoi në 2011 pas shtatë vjetësh.

Lopez tani është njerka e tre fëmijëve të regjisorit - vajzës Violet, 17; vajzës Seraphina, 14 vjeç; dhe djalit Samuel, 11 - nga martesa e tij dhjetëvjeçare me aktoren kryesore të fimit “Daredevil”, Jennifer Garner, e cila përfundoi në 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat