Pasi konfirmoi lidhjen me reperin italian, Jori Delli shfaqet në krahët e partnerit!

Mediale Vip

Pasi konfirmoi lidhjen me reperin italian, Jori Delli shfaqet në krahët e partnerit!

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 18:42
Jori dhe i dashuri i saj

Jori Delli është ndër banoret më të përfolura jashtë shtëpisë së “Big Brother”, ku shkak për këtë është bërë pikërisht jeta private e modeles, e cila ka një karrierë në Itali.

Jori pak ditë më parë ka bërë publike lidhjen me reperin Fred De Palma, pasi ishte ky i fundit fillimisht i cili postoi foto në ‘Instagram’ duke u puthur me një vajzë, por pa i zbuluar portretin dhe menjëherë ndjekësit e identifikuan si ish-banoren BBV.

Ndërsa Jori e konfirmoi lidhje me reperin, pasi publikoi video ku Fred de Palma dëgjohej teksa thotë ‘ E dashura ime është shqiptare”, deklaratën e të cilit e shoqëroi me disa emoi me zemra dhe flamurin shqiptar.

Pas konfirmimit të lidhjes, Jori nuk ka ngurruar të ndajë edhe videon krah partnerit të saj, ku në ‘Tik Tok’ dyshja shihen duke shkëmbyer një puthje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat