Prezantuesja e njohur italiane bëhet nënë në ditën e lindjes së saj

Mediale Vip

Prezantuesja e njohur italiane bëhet nënë në ditën e lindjes së saj

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 19:47
Prezantuesja italiane, Diletta Leotta

Prezantuesja italiane, Diletta Leotta partneri i saj, portieri i Newcastle, Loris Karius janë bërë prindër për herë të parë. Aria e vogël ka lindur më 16 Gusht, një ditë e veçantë për prezantuesen pasi festoi përvjetorin e 32-të. Ata e dhanë lajmin në rrjetet sociale me disa foto duke zbuluar emrin e vajzës.

“Sot kam rilindur falë teje. Mirë se erdhe Aria! Je dhurata më e bukur që mund të dëshironim!”,- shkruhet në postimin e prezantueses. Emrin Aria për të voglën e saj, prezantuesja e zgjodhi vetëm pasi e mori në krahë, pasi siç ka thënë ajo më parë, do të donte t’i shihte sytë njëherë.

Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport disa javë më parë, gazetarja theksoi: “Emri? Fillimisht dua të shikoj sytë e saj. Kam vendosur ta bëj këtë. Të ndjek instinktet e mia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat