A po e ‘konkurron’ Luizin në muzikë? Përgjigjet Maestro

Mediale Vip

A po e ‘konkurron’ Luizin në muzikë? Përgjigjet Maestro

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 13:13
Luizi- Armaldo

Raporti i tyre u prish brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” dhe nuk u rregullua më as jashtë.

Luizi dhe Maestro, Armaldo Kllogjeri, nuk janë shokë, tashmë s’janë as “armiq të përbetuar” si në lojë.

Thjesht po injorojnë ekzistencën e njëri-tjetrit, megjithëse njerëzit vazhdojnë të flasin për ta.

I ftuar në emisionin “Lancio”, Armaldo është pyetur pse vazhdon ta “përndjekë” çështja me Luizin, mos vallë po i bën konkurrencë në muzikë?

“Jo, aspak. Unë nuk merrem fare me atë pjesë, nuk dua t’i bëj konkurrencë për asgjë. Unë kam projektet e mija, drejtimin dhe objektivat e mija dhe mendoj që pjesa e BBV me Luizin ka shumë muaj që ka mbaruar për mua dhe nuk e di pse e bëjnë akoma këtë.”- tha Armado.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat