Luizi poston foto nga pushimet në Turqi, teksa shihet duke i rënë pianos: Muzika nuk fle kurrë

Mediale Vip

Luizi poston foto nga pushimet në Turqi, teksa shihet duke i rënë pianos: Muzika nuk fle kurrë

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 21:35
Luizi

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli dhe partnerja e tij, Kiara Tito kanë nisur pushimet e para si çift.

Dyshja ndodhen në Bodrum të Turqisë dhe nga atje të shumta kanë qenë postimet që kanë ndarë më fansat në Instagram.

Teksa po i shijon pushimet, Luiz ka treguar se nuk mund të largohet për as një çast nga muzika.

Në një foto të radhës që postoi në llogarinë e tij në Instagram, artisti shihet teksa po i bie një piano, ndërsa ndodhet në një ambient përrallor.

“Muzika në fle kurrë”, ka shkruar në mbishkrimi 38-vjeçari, që u pasua nga komente të shumta nga ana e fansave.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

Ndryshe, theksojmë që krahas angazhimeve të shumta me koncerte e mbrëmje muzikore, Luizi së fundmi publikoi këngën “Dedikim”, kushtuar Kiarës. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat