Rami Melek dhe Lucy Boynton ndahen pas pesë vitesh së bashku

Mediale Vip

Rami Melek dhe Lucy Boynton ndahen pas pesë vitesh së bashku

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 14:05
Rami Malek dhe Lucy Boynton

Rami Malek dhe Lucy Boynton janë ndarë pas më shumë se pesë vitesh së bashku.

Konfirmimi i ndarjes së tyre vjen pas muajsh spekulimesh pasi çifti nuk janë parë më së bashku që prej ndarjes së çmimeve “Bafta” në Londër në muajin shkurt.

Të premten, një burim i tha The Sun se Rami, 42 vjeç dhe Lucy, 29 vjeçe, i dhanë fund marrëdhënies së tyre në fillim të këtij viti.

Aktori u fotografua muajin e kaluar duke u mbajtur për dore një bionde misterioze, teksa largohej nga hoteli i tij për t’u nisur për në një koncert të Bruce Springsteen në Hyde Park.

Një burim theksoi: “Rami dhe Lucy u ndanë në fillim të këtij viti pa shumë bujë. Ata ishin bashkë për një kohë të gjatë, por ishin ndarë”.

“Të dy po vazhdojnë me jetën e tyre dhe janë të zënë me punë. Rami është rrethuar me shokët e tij dhe e ka kaluar verën duke u argëtuar tejet shumë”, shton mes tjerash burimi.

Tashmë ish-çifti konfirmoi romancën në vitin 2018 pasi luajtën së bashku në filmin biografik të Freddie Mercury të vitit 2017.

Për Malek pati raportime se ka nisur një romancë të re me yllin e “The Crown”, Emma Corrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat