Vdes aktori amerikan, Mark Margolis

Mediale Vip

Vdes aktori amerikan, Mark Margolis

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 11:55
Mark Margolis

Mark Margolis ndërroi jetë në Spitalin Mt Sinai në New York të enjten në moshën 83-vjeçare.

Ylli i famshëm kishte vuajtur nga një sëmundje, tha djali i tij, CEO i “Knitting Factory Entertainment”, Morgan Margolis.

Aktori i një sërë personazheve në momentin e fundit kishte pranë vetes gruan e tij, Jacqueline dhe djalin Morgan.

Ai pati qindra role në film, televizion dhe skenë që nga vitet 1970, më i njohur për rolin e tij të fundit të Alberto ‘The Shadoë’ në Scarface.

Dhe ai luajti personazhin Hector ‘Tio’ Salamanca në serialin televiziv “Breaking Bad” dhe “Better Call Saul”.

Margolis lindi në Filadelfia më 26 nëntor 1939.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat