Xhuli Nura fokuson fizikun joshëse në veshje sportive

Mediale Vip

Xhuli Nura fokuson fizikun joshëse në veshje sportive

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 14:35
Xhuli Nura

E njohur për publikun prej vitesh, por Xhuli Nura u rikthye në qendër të vëmendjes me pjesëmarrjen në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.

Xhuli ishte një prej ish-banoreve më të zhurmshme, dhe doli si një prej pesë finalisteve të formatit.

Por, bukuroshja nga Drenica po vazhdon të jetë aktive, sidomos në mediat sociale ku ajo ndan aktivitete dhe përditshmërinë me fansat e saj.

Image
Xhuli Nura

E njohur për përkushtimin ndaj linjave me ushtrime intensive edhe sot (e enjte), Xhuli nisi ditë me një video ku shihet me veshje sportive dhe gati për të nisur ditën me aktivitet fizik.

Xhuli u kujdes të theksonte format joshëse teksa ndodhej jashtë banesës së saj e veshur me bluzë të shkurtër të bardhë dhe dollake të gjelbra me vija të bardha.

“U zgjova këtë mëngjes duke u ndjerë e bekuar, e lumtur dhe e pushuar mirë, pasi kohët e fundit nuk kanë qenë të lehta pas kaq shumë projekteve që po bëjmë. E di që nuk kam postuar aq sa do të doja gjëra të fitnesit, por premtoj se do të kthehem për të bërë video ushtrimesh për ju. Shpresojmë që vera juaj të ketë qenë e lumtur dhe e shëndetshme. Juli ju do shumë”, ka shkruar modelja në mbishkrimin e videos.

Image
Xhuli Nura

Xhuli ndërkohë pas përfundimit të BBVK pjesën më të madhe të kohës po e kalon në Prishtinë, ku po punon për projekte të reja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat