Momente të vështira për familjen e Chiara Ferragni

Mediale Vip

Momente të vështira për familjen e Chiara Ferragni

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 11:49
Blogeria dhe biznesmenja Chiara Ferragni

Blogeria dhe biznesmenja Chiara Ferragni duket se është duke kaluar një moment të vështirë.

Ajo ka humbur qenushen e saj, e cila ka qenë pjesë e familjes për 13 vjet.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Chiara shfaqet shumë e prekur nga largimi i saj.

‘Në këto trembëdhjetë vite së bashku ti ke qenë vajza ime e vogël dhe në të njëjtën kohë shoqja ime, gjithmonë e gatshme për të më bërë shoqëri dhe për të më bërë të ndihem e dashuruar kur kisha më shumë nevojë. Mjaftoi që të të përqafoja dhe të nuhasja erën tënd për t’u ndjerë si në shtëpinë time sepse kjo është pikërisht ajo që ke qenë gjithmonë: familja ime. Dhe ti bëre akoma më shumë, “krijove” atë që është familja jonë.

Shpresoj se të kam bërë të bësh një jetë të mirë dhe të kam bërë të ndjesh dashurinë time çdo ditë, sepse gjithmonë e kam ndjerë tënden. Do të më mungojë gjithçka nga ty Mati. Do të jesh gjithmonë fëmija im i parë
’.- shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat