Inva Mula: Shqipëria turistike është me art, jo vetëm det dhe shezlongë

Mediale Vip

Inva Mula: Shqipëria turistike është me art, jo vetëm det dhe shezlongë

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 16:24
Inva Mula

Drejtuesja Artistike e “MIK festival” që zhvillohet në Korçë ishte këtë të premte e ftuar në një intervistë për Euronews Albania, për të folur për këtë aktivitet kulturor.

Ajo tha se do këmbëngul që ky festival të jetë sa më jetëgjatë, pasi në ka diçka që e përfaqëson më me dinjitet Shqipërinë ajo është kultura artistike. Sipas saj Shqipëria turistike përfaqësohet më mirë nga arti se nga deti dhe shezlongët.

“Sot që  jam para festivalit do këmbëngul që ky festival të jetojë për kohë të  gjatë pasi është një kontribut shumë i madh jo vetëm për artin, por një kontribut shumë i madh për imazhin e Shqipërisë, siç duhet të jetë Shqipëria turistike.

Unë e shikoj Shqipërinë turistike pikërisht me art, nuk e shikoj Shqipërinë turistike të vijmë të vizitojmë një plazh, të shikojmë dy shezlonga e një çadër, Shqipëria e vërtetë është kjo.

Të gjithë artistët shqiptarë që janë jashtë, kanë thënë që eksporti më i bukur shqiptar është eksporti në art dhe në sport që ka bërë. Sidomos në art unë e ndiej në çdo teatër vulën shqiptare. unë do doja që në sezonin veror të kishte me dhjetëra festivale, që Shqipëria artistike të kenë vulën e qartë”,-tha Inva Mula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat