“Rreth 100 ditë u ushtrua dhunë ndaj Arbenitës”- Çfarë thotë raporti i Prokurorisë për rastin e Feros?

Mediale Vip

“Rreth 100 ditë u ushtrua dhunë ndaj Arbenitës”- Çfarë thotë raporti i Prokurorisë për rastin e Feros?

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 14:17
Fero- Arbenita

Marrëdhënia mes Feros dhe Arbenitës ka degraduar deri në përdorimin e dhunës dhe si rezultat, çështja e tyre tanimë ka përfunduar në gjykatë.

Bazuar në raportin e Prokurorisë të siguruar nga Prive, aty tregohet se për afro 100 ditë, ndaj modeles janë ushtruar forma të ndryshme të dhunës.

“Për shkak të raporteve të përkeqësuar për 3 muaj, e dëmtuara i kërkon të ndaheshin dhe të merrte vajzën, gjë që e revolton të pandehurin, i cili duke mos pranuar ndarjen fillon të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe i kërkon edhe një shans”, thuhet në raport.

Sipas raportit në fjalë, dhuna fizike nga Fero në drejtim të Arbenitës duket të ketë eskaluar deri në goditje në shpinë, si dhe kërcënim me vrasje.

“Por, kur e dëmtuara refuzon i pandehuri revoltohet dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht në shpinë dhe kur e kupton se e dëmtuara po e incizonte, ia merr telefonin nga dora dhe ia thyen, për dysheme duke e kanosur me fjalët: Nëse e merr vajzën dhe shkon në Angli kam me të vra”, thuhet tutje në raport.

Avokati i Feros ka pranuar se klienti i tij ndodhet në burg, mirëpo ai e ka mohuar të ketë pasur përdorim të dhunës, teksa incidentin e ka cilësuar “mosmarrëveshje”.

“Është e vërtetë që ka pasur një kërkesë për Feronit Shabanin. Unë do e kisha quajtur debat më shumë se mosmarrëveshje. Ky debat është iniciuar nga ana e bashkëshortes. Kushti kryesor i saj ka qenë që të marrë vajzën. Ajo ka ardhur një natë para nga Britania në Kosovë, kërkesa e saj ishte që të merrte vajzën, ajo kërkoi pasaportën e vajzës, e kështu nisi debati”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat