Novak Djokovici në prapavijë, Rita Ora e anashkalon dhe reagon sikur po i shfaqet diçka e pavlerë

Mediale Vip

Novak Djokovici në prapavijë, Rita Ora e anashkalon dhe reagon sikur po i shfaqet diçka e pavlerë

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 07:44
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar të premten albumin e saj më të ri, “You & I”.

Albumi në fjalë, i cili njëherësh është i treti në karrierën e yllit të lindur në Prishtinë, ka dalë tashmë në shitje dhe është i disponueshëm në të gjitha platformat muzikore.

Rita ndërkohë gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë e zënë duke promovuar prurjen e saj të re muzikore në paraqitje të ndryshme në media vizuele dhe ato të shkruara.

Në vazhdën e promovimit, 32-vjeçarja ka pozuar edhe pranë ‘billboard’-eve ku është shfaqur koopertina e albumit “You & I”.

Në njërin prej tyre në Leicester të Mbretërisë së Bashkuar, interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” ka bërë një reagim sa qesharak, aq edhe interesant.

Bëhet fjalë për momentin kur ajo po priste që në një “billboard” të shfaqej reklama e albumit të saj, e teksa priste që kjo të ndodhte, u shfaqën dy reklama të tjera, njëra e “Polestar 3” dhe tjetra e markës “Lacoste” me fytyrë promovuese Novak Djokovicin.

Por në momentin që del kjo e fundit, Rita bën një gjest nënçmimi ndaj tenistit serb me origjinë nga Kosova, duke lënë të kuptohet se ajo është një reklamë koti dhe e pavlerë.

Dhe ndërkohë, asaj i ndryshon fytyra dhe ngazëllehet kur sheh reklamën e albumit të saj të shumëpritur, “You & I”.

Duke parë të gjitha ‘billboard’-et e mia gjithandej botës sot do të thotë gjithçka. Ju djema jeni fantastikë, vazhdoni të më bëni ‘tag’ (etiketoni) në ‘billboard’-et që ju shihni. Dita e parë e ‘You & I’, isha e çmendur, po ndjehem e dashuruar”, ka shkruar Rita në postimin e saj në Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Kjo reklamë e Ritës në ‘billboard’-in në fjalë ishte mundësuar nga platforma gjigante e trnamsetimit të muzikës, Spotify. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat