Zbulohet gjinia e foshnjës së Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut

Mediale Vip

Zbulohet gjinia e foshnjës së Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 22:06
Besi dhe Xhensila

Ditën e sotme (e mërkurë) feston ditëlindjen e pestë vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, Ajka.

Me këtë rast është zbuluar se këngëtarja e njohur po bëhet nënë për herë të dytë.

Veç kësaj, në festën e organizuar për ditëlindjes e vajzës u mësua edhe gjinia e foshnjës.

Ndërsa po shijonin festën, familja Kallaku kanë hapur dhe një kuti për të mësuar gjininë e foshnjës.

Bëhet e ditur se artistja nga Shqipëria dhe aktori Bes Kallaku do të bëhen prindër të një djali.

Ata janë parë shumë të lumtur gjersa po e shijonin në masë të madhe këtë moment të bukur.

Xhensila dhe Besi ndërkaq janë bashkë prej shumë vitesh, ndonëse u martuan në vitin 2017. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat