Manjola Nallbani rrëfen emocionet pasi këndoi në pritjen e ish-presidentit Bill Clinton

Mediale Vip

Manjola Nallbani rrëfen emocionet pasi këndoi në pritjen e ish-presidentit Bill Clinton

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 15:49
Manjola Nallbani

Këngëtarja e njohur Manjola Nallbani foli për performacën në pritjen e Presidentit të 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton.

Nallbani u shpreh se e gjithë nata ishte emocionuese dhe se u ndje e vlerësuar në aspektin profesional. Më tej tha se Clinton është një figurë e jashtëzakonshëm për shqiptarët dhe presidenti më i dashur për shkak të kontributit të tij për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Ishin emocione të veçanta. Ne si artistë kemi fatin e madh që të përformojmë në aktivitete të tilla dhe të marrim emocione. Sërish ka disa momente që janë të veçanta dhe ky ishte i tillë. President ka bota dhe çdokush ka kontributin e tij, por Clinton për shqiptarët është figurë e jashtëzakonshme. Kam admirim të veçantë për të në krahasim me të tjetër, përpos respektit për çdokënd tjetër.

Për mua ceremonia ishte një vlerësim profesional, që në një ceremoni zyrtare të ishte pjesë dhe ajo këngë që është bërë dedikim për të në vitin 2000.  Në atë periudhë ka qenë numri 1 i botës dhe kënga për të është minimumi i mirënjohjes që ne ndiejmë. Edhe ai u emocionua dhe e vlerësoi këngën. Unë kisha shumë emocione kur po performoja dhe kam marrë urime pa fund. Gjithsesi pavarësisht çdo gjëje, misioni u krye. Ai e meritonte gjithë respektin”, u shpreh Nallbani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat