Ledri Vula publikon këngën e re “Gjendja” me protagoniste në klip Sara Hoxhën

Mediale Vip

Ledri Vula publikon këngën e re “Gjendja” me protagoniste në klip Sara Hoxhën

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 20:08
Ledri Vula dhe Sara

Rap-artisti i njohur shqiptar, Ledri Vula, sot (e premte) ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Gjendja” mban titullin kënga e tij e radhës, në të cilën protagoniste është partnerja e tij, Sara Hoxha.

Çifti kanë sjell skena të shumta në videoklip, ndërsa Sara duket në formë të mrekullueshme.

Teksti dhe melodia është bërë nga Ledri, Tonic e Denk me producim nga Panda Music.

‘Beat’-i ndërkaq u realizua nga DjR Beatz dhe Bannzz, gjersa për miksimin dhe masterizimin u kujdes Avaxus.

Dyshja janë bashkë që disa vite, ku edhe këtë herë kanë shfaqur dashurinë e madhe që kanë ndaj njëri-tjetrit.

Ledri dhe Sara mes tjerash kanë edhe një vajzë të vogël, Poem Blu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat