Konfirmon lidhjen me regjisorin amerikan, Monica Bellucci: E dashuroj!

Mediale Vip

Konfirmon lidhjen me regjisorin amerikan, Monica Bellucci: E dashuroj!

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 08:58
Monica Bellucci

Monica Bellucci ka konfirmuar lidhjen e saj me regjisorin Tim Burton. Aktorja 58-vjeçare italiane, në një intervistë për “Elle France” zbuloi se e dashuron 64-vjeçarin amerikan.

“Çfarë të them… Së pari, jam e lumtur që e kam njohur.

Është nga ato takime që rrallë të ndodh në jetë. E dashuroj si njeri dhe tani do ta njoh edhe si regjisor”, tha Bellucci, e cila do të interpretojë në filmin “Beetlejuice 2” të regjisorit Tim Burton.

Monica dhe Tim janë takuar para 16 vjetësh, por kanë nisur të dalin me njëri-tjetrin tetorin e kaluar, kur u takuan sërish në Festivalin e Filmit në Lion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat