Zbulohet lista e kastit të aktorëve pjesëmarrës në filmin “Në kuadër të dashurisë”

Mediale Vip

Zbulohet lista e kastit të aktorëve pjesëmarrës në filmin “Në kuadër të dashurisë”

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 14:14
“Në kuadër të dashurisë”

“Në kuadër të Dashurisë” është një komedi romantike që ka bërë bashkë dy prej ish-banorëve dhe ‘rivalëve’ më të mëdhenj të Big Brother VIP Albania 2 Luiz Ejlli dhe Olta Gixharin si protagonistë të filmit.

Përveç dyshes së njohur, ditë pas dite po zbulohen edhe emra të tjetër që do të jenë pjesë e kastit.

Së fundmi faqja zyrtare e “Topchannelfilms” në Instagram ka publikuar një listë plotë të aktorëve pjesëmarrës, ku vihen re disa emra të tjerë të njohur të shoëbiz-it.

Mes tyre edhe emrat si Megi Pojanin, Sara Kolamin, Luan Jaha, Olta Daku dhe Ylber Bardhi.

Megjithatë, në postim u la të kuptohej se në film mund të përfshihen edhe emra të tjerë pasi janë të vendosura tre pika që tregojnë vazhdimësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat