Luiz Ejlli flet për xhelozinë në estradë: Ka artistë që kanë investuar fuqishëm 10-15 vite dhe shohin që unë jam më i preferuar me vetëm katër muaj e gjysmë

Mediale Vip

Luiz Ejlli flet për xhelozinë në estradë: Ka artistë që kanë investuar fuqishëm 10-15 vite dhe shohin që unë jam më i preferuar me vetëm katër muaj e gjysmë

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 00:22
Luiz Ejlli

Këngëtari Luiz Ejlli ka qenë pa diskutim një prej personazheve më të përfolur të vitit 2023 në mediat shqiptare.

Paraqitja e tij në spektaklin Big Brother VIP Albania 2 e ktheu shpejt atë në banorin e preferuar të shumë njerëzve, me çka edhe kjo ndikoi që ai të shpallet fitues i këtij spektakli.

Luizi së fundmi ka dhënë një intervistë për gazetarin Meriton Mjekiqi, ku ka folur për turneun e tij në Amerikë dhe jetën pas mbarimit të BBVA.

Kur u pyet lidhur me përshtatjen e jetës në shoubiz, këngëtari shkodran tha se ka vërejtur një lloj xhelozie nga ana e kolegëve të estradës.

Të jemi realistë, ka shumë artistë që kanë mbi 10-15 vjet që kanë investuar fuqishëm në vetëm e tyre, në klipe, në muzikë, gjithçka dhe shohin që jam unë më i preferuar për katër muaj e gjysmë, pra më shumë se sa ata me 15 vjet. Edhe unë po të isha në vend të tyre, tani kjo është biznes, kjo është punë për hir të së vërtetës, e ke një lloj mllefi, një lloj xhelozie se të vjen natyrshëm dhe nuk i fajësoj për këtë pjesë”, ka thënë Luizi.

I njëjti foli edhe për martesën e tij me Kiara Titon, e cila ndodhi brenda qëndrimit në shtëpi – ku u shpreh më se i lumtur që ka pasur rastin të njohë dashurinë e jetës në një spektakël si ai i Big Brother VIP Albania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat