Publikohet fotografia e parë e Arbana Osmanit si nuse, mesazhi i saj është prekës

Mediale Vip

Publikohet fotografia e parë e Arbana Osmanit si nuse, mesazhi i saj është prekës

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 12:44
Arbana Osmani- Eduardi

“Bashkë ne të dy”. Kështu fillon një urim plot zemër i Arbana Osmanit në martesën e saj me Eduard Grishaj. Zyrtarisht të martuar, çifti ka publikuar fotografinë e parë me Arbanën me vello.

Çifti është parë në një katedrale në Itali nga ku Arbana ka një mesazh.

“Bashkë ne të dy”

Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi.
Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq:)

Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private.

Faleminderit Zotit për gjithçka.

Vetëm bekime për të gjithë ju; Gjithmonë” shkruan Arbana Osmani në postim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat