“A të ngatërruan me aziatike?”/ Moderatorja e njohur shqiptare shuan kuriozitetet

Mediale Vip

“A të ngatërruan me aziatike?”/ Moderatorja e njohur shqiptare shuan kuriozitetet

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 10:03
Fjoralba Ponari

Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ka vizituar Japoninë. Lidhur me këtë udhëtim ajo u ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj që ta pyesin për çdo kuriozitet. E bukura e udhëtimeve sigurisht është kultura ndryshe që përballesh.

Gjatë kësaj bisede virtuale, një ndjekës duke qeshur e pyet nëse e kanë ngatërruar me ndonjë aziatike.

“Të kanë ngatërruar me aziatike ty se ngjan shumë? (në mënyrë të mirë)”, e pyet ndjekësja.

Image
Postimi i Fjoralba Ponarit

“Hahah jo. Por di të them që më kanë qejf, sepse mesa duket jam në standardet e tyre të bukurisë dhe këta si popull janë shumë vizual!

Ps: Më propozuan po ashtu”, shkruan moderatorja e njohur duke qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat