Ky është i riu që goditi me telefon Bebe Rexhën në koncert

Mediale Vip

Ky është i riu që goditi me telefon Bebe Rexhën në koncert

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 23:27
Foto ilustrim

Është arrestuar i riu që akuzohet se i hodhi celularin Bebe Rexhës gjatë performancës së saj në New York City.

Nicolas Malvagna nga Manalapan, New Jersey, u arrestua dhe u akuzua për sulm pasi goditi këngëtaren shqiptare e cila mori 3 qepje në vetull.

Malvagna, 27 vjeç, u identifikua shpejt dhe u akuzua për sulm të rëndë. 27-vjeçari është në paraburgim policor dhe pret një seancë dëgjimore për marrëveshje të hënën pasdite.

Rexha, e cila po performonte në Nju Jork si pjesë e turneut të saj “Best F'n Night of My Life”, u dërgua me urgjencë në spital pasi u godit në fytyrë nga një telefon celular.

Pas mjekimit në spital, këngëtarja postoi dy fotografi në Instagram duke treguar plagën në vetull dhe mbishkrimin: “Jam mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat