Vallëzim tërheqës e poza atraktive – Ivana Knoll pati gjithë vëmendjen në finalen e Ligës së Kombeve

Mediale Vip

Vallëzim tërheqës e poza atraktive – Ivana Knoll pati gjithë vëmendjen në finalen e Ligës së Kombeve

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 14:49
Ivana Knoll

Bukuroshja kroate, Ivana Knoll, nuk ka mundur të mungojë në finalen e Ligës së Kombeve që u zhvillua në Roterdam ndërmjet Kroacisë dhe Spanjës.

Tifozerja e popullarizuar e futbollit është gjithmonë pjesë e faqeve rozë sa here që luan përfaqësuesja e saj, por edhe kurdoherë që ka ngjarje të rëndësishme sportive.

E veshur me minifund, çizme dhe pjesën e sipërme të kombinuar me simbolet kroate, ajo është kujdesuar për një sërë pozash atraktive.

Për më shumë, Ivana e ka publikuar edhe një video, në të cilën paraqitet duke bërë një vallëzim nën ritmet e hitit të madh në gjuhën spanjolle, “La Bamba”.

Nuk kanë munguar edhe imazhet në InstaStory, ku shihen fansa të shumtë teksa bëjnë fotografi me bukuroshen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat