Luiz Ejlli sjell klipin e këngës “Përjetësisht”

Mediale Vip

Luiz Ejlli sjell klipin e këngës “Përjetësisht”

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 20:10
Luiz Ejlli

Këngëtari i njohur nga Shkodra, Luiz Ejlli, ka lansuar ditën e sotme (e premte) klipin e këngës “Përjetësisht”.

Artisti shqiptar e realizoi videoklipin e këtij projekti në Shqipëri me protagoniste në video modelen: Klaudia Yzeir.

Teksti dhe melodia e këngës janë bërë nga Bardhi, kurse për producimin u kujdes Çelik Lipa.

Videoja ndërkaq u bë nga VGA Studio.

Kjo ndryshe u publikua vetëm me video rreth 13 ditë më parë dhe mblodhi mbi pesë milionë klikime në YouTube.

Luizi pas daljes nga Big Brother VIP Albania 2 u kyç menjëherë në muzikë.

Veç tjerash, ai ka qenë tejet i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte.

Për ta parë videoklipin klikoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat