Shkrepje sensuale, Marialuisa Jacobelli nis pushimet, relaks pas çmimit të fituar

Mediale Vip

Shkrepje sensuale, Marialuisa Jacobelli nis pushimet, relaks pas çmimit të fituar

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 06:41
Marialuisa Jacobelli

Serie A ka përfunduar dhe tashmë bukuroshet e ekranit të sportit kanë nisur pushimet. Gazetarja e njohur e Sportmediaset Marialuisa Jacobelli ka zgjedhur të bëjë disa shkrepje sensuale nga Ischia, në një varkë.

Ajo ndan me fansat lajmin se ka marrë çmimin e “Talenti i Gazetarisë 2023”. Në postimin e bërë, C shkruan ndër të tjera: “Faleminderit”

Moderatorja italiane e lindur në Napoli vendosi të provokonte fansat në këtë mënyrë, teksa komentet ishin të shumta. Publikimi mori jo pak, por mbi 35 mijë like.

Sa i takon jetës personale, emri i Marialuisa Jacobellit lidhet shpehherë me shumë futbollistë të njohur. Gjithashtu, para një vit, bëri një rrëfim për mikrofonat e Corriere della Sera, ku shprehej se ka patur një histori të hidhur me një djalë dhe se ky i fundit përdorte dikur edhe dhunë ndaj saj.

Gjithçka duket se ka kaluar dhe Jacobelli po bën një karrierë në gazetari. E kaluara mbetet e kaluar, apo jo?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat