Fifi paralajmëron duetin me Donjeta Morinën, lansohet të premten

Mediale Vip

Fifi paralajmëron duetin me Donjeta Morinën, lansohet të premten

Më: 18 maj 2023 Në ora: 23:53
Fifi dhe Donjeta Morinën

Këngëtarja e njohur, Fifi është e gatshme t’u rikthehet angazhimeve pasi lindjes së djalit.

Artistja nga Ferizaj tashmë ka paralajmëruar këngën më të re, që këtë herë do të jetë një bashkëpunim.

Filloreta Raçi (emri i plot) kësaj radhe është bërë bashkë me këngëtaren tjetër të njohur, Donjeta Morina për të sjell një duet të ri.

Kështu ka zbuluar Fifi në një postim në Instagram, teksa ndau një foto ku dy këngëtaret shihet bashkë në një studio muzikore.

“Nesër ora 18:00”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që kënga e fundit e lansuar nga Fifi mban titullin “9”, në të cilën protagonist në klip ishte partneri i saj, Adis Patushin.

Ndryshe, Fifi u bë nënë për herë të parë në prill të këtij viti dhe njoftoi se pas një pauze të shkurtër nga lindja e djalit do iu rikthehet projekteve dhe mbrëmjeve muzikore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat