Situatë e tensionuar mes Kim e Kourtney

Mediale Vip

Situatë e tensionuar mes Kim e Kourtney

Më: 18 maj 2023 Në ora: 12:34
Kim e Kourtney Kardashian

Sezoni i ri i “The Kardashians” në Hulu do të jetë mjaftë interesant dhe i mbushur me drama, falë sherrit të famshëm mes Kim dhe Kourtney, të cilat u përfshinë në një konflikt, pasi Kourt akuzoi të motrën se përdori dasmën e saj si një mundësi biznesi, për të bërë fushatën e saj me Dolce & Gabbana.

Gjithsesi, pasi gjërat u ftohën paksa, vajzat panë videot e paedituara, morën vesh ç’kishin thënë pas shpine për njëra-tjetrën dhe ja ku rilindi tensioni.

Kim tha se u sheshuan gjërat mes tyre dhe se edhe më parë kanë bërë debate të forta, por sërish mbetet një familje. “Ne e filmojmë, mendojmë se jemi okay, pajtohemi, pastaj kur editohen videot, shohim gjërat që kemi thënë pas shpine për njëra-tjetrën dhe ka sërish tension”.

Ajo shtoi se situata është paksa e rrezikshme dhe bëhet emocionale, por në fund të ditës, vdesin ta ndajnë jetën e tyre me njerëzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat