Albina Kelmendi dhe familja e saj këtë mbrëmje në finalen e “Eurovision”

Mediale Vip

Albina Kelmendi dhe familja e saj këtë mbrëmje në finalen e “Eurovision”

Më: 13 maj 2023 Në ora: 09:42
Albina Kelmendi

Albina Kelmendi dhe familja e saj këtë mbrëmje ngjiten në skenën e “Eurovision” në natën finale. Përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision”, Albina Kelmendi dhe familja e saj u kualifikuan të parët në finalen e “Eurovisionit”, që po mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe këtë vit.

Kënga “Duje” është me tekst nga Eriona Rushiti dhe muzikë, Enis Mullaj. Pas përfundimit të mbrëmjes së dytë gjysmëfinale më 11 maj u zhvillua dhe një konferencë për mediat.

Ndër të tjera, Albina bëri një deklaratë për Shqipërinë e Madhe, që u bë lajm në shumë media të huaja. “Ne jemi të një gjaku, të së njëjtës nacionalitet, Kosova dhe Shqipëria janë si vëlla dhe motër dhe ne kemi një nënë që është Shqipëria e Madhe”, tha Kelmendi. Në garë janë 26 shtete për çmimin e madhe dhe Albina dhe familja Kelmendi do të këndojnë në finale në numrin 10.

Finalja e “Eurovisionit” mbahet këtë mbrëmje të së shtunën dhe lista e finalistëve përbëhet nga Kroacia, Moldavia, Zvicra, Finlanda, Serbia, Republika Çeke, Izraeli, Portugalia, Suedia, Norvegjia, Shqipëria, Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia, etj. Shqipëria përfaqësohet në “Eurovision”  nga Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”, si fituese të edicionit të 61-të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. 

Vetëm 20 shtete u zgjodhën nga dy gjysmëfinalet e datës 9 dhe 11 maj për të performuar në finalen e madhe këtë mbrëmje më 13 maj, që do u bashkohen 5 shtetet e përhershme finaliste (Spanja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Gjermania) si dhe shteti fitues i vitit të kaluar (Ukraina), të cilët plotësojnë listën e 26 shteteve finaliste.

Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi konkursin e vitit të kaluar, por organizatorët vendosën ta mbanin në një tjetër vend për shkak të luftës. Festivali Evropian i Këngës shkurt i njohur si "Eurovision" është një konkurrim ndërkombëtar muzikor, i cili zhvillohet çdo vit që nga viti 1956. Këtë vit është edicioni i 67-të i festivalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat