Albina Kelmendi: Nuk përshkruhen emocionet që përjetuam, votat e njerëzve që na deshën na dërguan në finale

Mediale Vip

Albina Kelmendi: Nuk përshkruhen emocionet që përjetuam, votat e njerëzve që na deshën na dërguan në finale

Më: 12 maj 2023 Në ora: 12:08
Albina dhe Familja Kelmendi nga Shqipëria performojnë për gjysmëfinalen e dytë në Eurovision Song Contest në Liverpool, Angli, të mërkurën, 10 maj 2023.

“Nuk mundem t’a përshkruaj emocionin që e kemi përjetuar mbrëmë. Ne kemi punuar shumë për t’i gëzuar këto rezultate kështu që jemi të lumtur edhe për gjithë mbështetjen e shqiptarve që na kanë dhënë. Votat e njerëzve që na deshën na dërguan në finale e na bënë të përjetojmë këtë ndjenjë të madhe”.

Kështu ka thënë këngëtarja e cila së bashku me familjen po përfaqëson Shqipërinë në garën e këngës “Eurovision”, në Liverpool të Mbretërisë së Bashkuar.

Një familje prej pesë antarësh të shoqëruar nën tingujt e “Duje” në skenën magjike të “Eurovision” qenë të parët të kualifikuar për në finalen e kësaj gare, mbrëmjen e së enjtes. E kombinuar mjeshtërisht me vokalin, ngjyrat kuq e zi të skenës dhe simbolet shqiptare, Albina dhe familja Kelmendi dhuruan një spektakël të paharrueshëm.

Ndërkaq, një ditë para finales së madhe, është vokalistja kryesore e grupit, Albina ajo e cila ka treguar se e sotmja do shërbejë si ditë provash.

“Ne jemi një ditë para finales. Tani veç erdhëm tek skena, jemi në autobus dhe po presim të dalim jashtë me i vazhdu provat siç i kemi pasur deri tash. Tani ka ndryshuar renditja, jemi të dhjetit me radhë, jemi në pjesën e parë të finales. Do të ketë prova se si do të shkoj renditja e këngëve, përgaditja e stafit të Eurovisionit prandaj edhe bëhet kjo provë. E kemi provën e mëngjesit dhe atë të pasdites”, ka treguar ajo.

Albina Kelmendi ka treguar se së bashku me familjen, ndjenja se do mbështeteshin nga populli shqiptar ishte më se evidente.

Këngëtarja nga Kosova ka performuar e 14-ta në gjysmëfinalen e dytë, me qëllim kalimin në finalen e së shtunës. Ndërkaq, në finale Albina dhe familja Kelmendi do të performojnë të dhjetit.

Pritjet janë se Albina dhe familja Kelmendi do të vazhdojnë të shkëlqejnë në fazën finale, duke përfaqësuar me krenari muzikën shqiptare dhe duke shënuar suksesin e tyre në garën prestigjioze të Eurovisionit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat