Albina dhe familja Kelmendi elektrizojnë skenën e Eurovizionit - kualifikohen për finalen e madhe!

Mediale Vip

Albina dhe familja Kelmendi elektrizojnë skenën e Eurovizionit - kualifikohen për finalen e madhe!

Më: 11 maj 2023 Në ora: 22:18 Përditësuar në ora: 23:14 më 11.05.2023
Albina dhe familja Kelmendi

Dhjetë shtetet që u kualifikuan nga nata e dytë gjysmëfinale e ‘Eurovision 2023’

Ka përfunduar zyrtarisht nata e dytë gjysmëfinale e ‘Eurovision 2023’.

Mbrëmja madhështore e mbajtur në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit dhuroi 16 performanca fantastike nga 16 shtete të ndryshme.

Por rezultati përfundimtar i kalkuluar 50 për qind mes publikut dhe 50 për qind mes jurive profesionale të çdo shteti, kualifikoi vetëm 10 prej tyre në finalen e madhe.

Shtetet që arritën të kualifikoheshin janë:

Shqipëria
Qipro
Estonia
Belgjika
Austria
Lituania
Polonia
Australia
Armenia
Sllovenia.

Shqipëria kualifikohet në finalen e ‘Eurovision 2023’

Shqipëria ka arritur që me sukses të kualifikohet në finalen e madhe të ‘Eurovision 2023’.

Shteti shqiptar sivjet u përfaqësua nga Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje”.

Ata kënduan të katërmbëdhjetët me radhë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit, ku siguruan votat e mjaftueshme të jurisë dhe publikut për të qenë në 10 shtete finaliste.

Shtete tjera që arritën të kualifikoheshin janë

Finalja e madhe e ‘Eurovision 2023’ do të mbahet të shtunën më 13 maj në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit, me fillim nga ora 21:00 (sipas orës lokale).

Mbyllet televotimi në gjysmëfinalen e dytë të ‘Eurovision 2023’, priten rezultatet

Ka përfunduar garimi në mbrëmjen e dytë gjysmëfinale të ‘Eurovision 2023’.

Plot 16 shtete kanë prezantuar këngët e tyre dhe pjesëmarrëse dhe sapo është mbyllur televotimi për votat e publikut.

Ka pasur mundësi të votohet nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse në mbrëmjen e sotme (e shtunë), si dhe tri shtetet që kualifikohen automatikisht në finale (Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Spanja).

Sigurisht Shqipëria nuk mund të votojë për shtetin e vet, por vetëm për shtetet tjera.

Ndërkohë shtetet tjetra jo-pjesëmarrëse (përfshirë këtu edhe Kosovën) mund të vootjnë online në një votim që do të ketë vleftën sa një shtet tjetër.

Hapet televotimi, 20 minuta në dispozicion për të votuar 10 shtetet finaliste të mbrëmjes së dytë në Eurovision

Ka përfunduar garimi në mbrëmjen e dytë gjysmëfinale të ‘Eurovision 2023’.

Plot 16 shtete kanë prezantuar këngët e tyre dhe pjesëmarrëse dhe sapo është hapur televotimi për votat e publikut.

Mund të votohet nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse në mbrëmjen e sotme (e shtunë), si dhe tri shtetet që kualifikohen automatikisht në finale (Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Spanja).

Sigurisht Shqipëria nuk mund të votojë për shtetin e vet, por vetëm për shtetet tjera.

Ndërkohë shtetet tjetra jo-pjesëmarrëse (përfshirë këtu edhe Kosovën) mund të vootjnë online në një votim që do të ketë vleftën sa një shtet tjetër.

Ata do të mund të votojn online përmes këtij LINKU, dhe vota e tyre e përbashkët do të quhet “Rest of the World (Pjesa tjetër e botës)”.

50 për qind të peshës në vlerësimin final e ka publiku dhe 50 për qind juria profesionale e zgjedhur nga secili shtet pjesëmarrës. 

Albina dhe familja Kelmendi elektrizojnë skenën e Eurovizionit

Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë përfaqësuar Shqipërinë në gjysmë finalen e dytë të Eurovizionit në skenën e Liverpoolit.

Kënga “Duje” mori duartrokitje dhe brohorima, ndërsa performanca ishte e kuruar deri në detaj.

Përfaqësuesit e vendit tonë u ngjitën në skenë të 14-tët, nga 16 performanca në total.

Kënga “Duje” mban numrin 14 dhe të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi të votojnë për 15 minuta në orën 22:00.

Nga nata e parë e Eurovizionit, në finale shkuan Norvegjia, Serbia, Portugalia, Kroacia, Zvicra, Izraeli, Moldavia, Suedia, Çekia dhe Finlanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat