Albina Kelmendi sot ngjitet në skenën e Eurovizionit, ndan emocionet me mbështetësit dhe ka dy fjalë për shqiptarët

Mediale Vip

Albina Kelmendi sot ngjitet në skenën e Eurovizionit, ndan emocionet me mbështetësit dhe ka dy fjalë për shqiptarët

Më: 11 maj 2023 Në ora: 09:55
Albina Kelmendi dhe familja e saj

Albina Klemendi sëbashku me familjen e saj do të ngjiten sonte në skenën e Eurovizion 2023, duke performuar këngën ‘Duje’.

Këngëtarja gjatë një interviste televizive u shpreh se me mbështetjen e shiqptarëve ka bindjen se do shkojë në finale.

 “Përshëndetje të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës. Sot është momenti që të ngjitemi në skenën e madhe të Eurovizion. Ju falenderojmë për mbështetjen e deri tanishme dhe të gjithë dashninë që na keni dhënë.

Vota juaj do të na dërgojë në finale. Nuk kam dyshim që do shihemi në finale sepse e di që shqiptarët e kanë zemrën e madhe. Ju duam shumë dhe faleminderit që na keni mbështetur”- tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat