Zbulohet dashuria e re e Taylor Swift pas ndarjes së saj të fundit

Mediale Vip

Zbulohet dashuria e re e Taylor Swift pas ndarjes së saj të fundit

Më: 5 maj 2023 Në ora: 08:49
Taylor Swift dhe Matty Healy

Taylor Swift dhe Matty Healy janë sërish bashkë. Sipas një raportimi të ri të The Sun, këngëtarja e njohur duket se është ndarë nga partneri i saj prej 6 vitesh Joe Alwyn shkurtin e kaluar. Megjithatë, ndarja e tyre u bë e ditur vetëm muajin e kaluar.

Siç duket Swift ka një preferencë për anglezët dhe ndaj kësaj radhe lidhja e saj e re është me muzikantin, Matty Healy. Të dy njihen prej disa vitesh, ndërsa në vitin 2014 nuk munguan fotot e tyre bashkë. Pavarësisht se çifti i ri nuk ka folur për lidhjen e tyre, një burim për The Sun thotë se të dy janë gati të shpallin lidhjen e tyre. Diçka që mund të ndodhë në shfaqjen e ardhshme të Taylor Swift në Nashville.

“Është ende shumë herët, por të dy ndihen gati për të vazhduar përpara. Ata ishin çift rreth 10 vite më parë, por më pas gjërat nuk ecën siç donin ata”, thuhet në botim.

Përveç kësaj, thuhet se nuk ka pasur “konfuzion në marrëdhënie”. Kështu që Swift fillimisht ishte ndarë nga Alwyn dhe më pas ndodhi ribashkimi me Healin. Këngëtarja aktualisht është e angazhuar me turneun e saj, megjithatë të dy komunikojnë shpesh dhe do të takohen personalisht në koncertin e saj të radhës.

Marrëdhënia e mëparshme e Swift me Alwyn, pavarësisht kohëzgjatjes së saj të gjatë, mbeti shumë private me shumë pak informacione që dolën në dritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat