Aerosmith paralajmëron turneun lamtumirës

Mediale Vip

Aerosmith paralajmëron turneun lamtumirës

Më: 2 maj 2023 Në ora: 00:37
Aerosmith

Anëtarët e grupit legjendar të rokut, “Aerosmith”, pas më shumë se 50 vitesh aktivitet, e kanë paralajmëruar një turne lamtumire.

Siç raportojnë mediat e huaja, anëtarët e bendit do të fillojnë turneun e tyre të fundit të quajtur “Peace Out” këtë vjeshtë dhe do të performojnë në 40 qytete në të gjithë Amerikën Veriore.

“Kjo nuk është lamtumirë. Bëhuni gati dhe ejani këtu, do të keni shfaqjen më të mirë në jetët tona”, njoftuan anëtarët.

Turneu “Peace Out” do të fillojë më 2 shtator në Filadelfia dhe turneu përfshin qytete, si Los Angeles, New York, Toronto, Chicago, por do të kenë edhe performancë në Boston, ku ata themeluan grupin.

Turneu lamtumirës do të përfundojë më 26 janar në Montreal, ndërsa do të përfshijë frontmenin Steven Tyler, kitaristin kryesor Joe Perry, kitaristin Brad Whitford dhe basistin Tom Hamilton.

Nuk do të jetë i pranishëm bateristi i cili ishte edhe themeluesi i grupit, Joey Kramer, ndërsa kolegët e tij deklaruan se e ka shtyrë turneun për t’iu përkushtuar familjes dhe shëndetit të tij. Megjithatë, shumë besojnë se kjo nuk është arsyeja kryesore e mungesës së tij.

Në janar të vitit 2020, Kramer njoftoi një padi kundër anëtarëve të Aerosmith, pasi pas një pauze të gjatë nuk donin ta kthenin në formacionin e përhershëm të grupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat