Rihanna në kërkim të një shtëpie në mes të Parisit

Mediale Vip

Rihanna në kërkim të një shtëpie në mes të Parisit

Më: 23 prill 2023 Në ora: 15:45
Rihanna

Këngëtarja Rihanna dhe reperi ASAP Rocky, të cilët kanë një djalë 11-muajsh bashkë dhe janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, po kërkojnë shtëpi në kryeqytetin francez, raportoi të dielën “Female First”.

Gjatë kësaj jave ata kanë vizituar dy prona luksoze në zonën e 16-të, pranë Harkut të Triumfit në Paris.

Një burim ka thënë për gazetën “The Sun” se Rihanna dëshiron që fëmijët e saj të jenë në gjendje të shohin botën.

Ata shkuan në errësirë, ​​në mënyrë që të mund të vizitonin shtëpitë pa nxitim. Ishte pak shqetësim për ekipin që i tregonte, por duke qenë se ishte për Rihannan, askush nuk u ankua. Shtëpitë që po shohin janë të mrekullueshme, por shqetësimi i tyre kryesor është siguria dhe një vendndodhje e mirë”, ka thënë ky burim.

Rihanna njoftoi shtatzëninë e saj të dytë kur gjatë performancës së saj në Super Bowl Half Time.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat