Tolgahan Sayisman uron Fitër Bajramin në shqip

Mediale Vip

Tolgahan Sayisman uron Fitër Bajramin në shqip

Më: 21 prill 2023 Në ora: 23:58
Tolgahan Sayisman

Aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman, prej disa vitesh është i martuar me aktoren, modelen dhe prezantuesen shqiptare, Almeda Abazi.

Çifti, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Turqi, kanë marrë tashmë shumë nga njëri-tjetri.

Tolga e ka treguar disa herë se ka mësuar ca fjalë e disa gjëra në gjuhën shqipe.

I njëjti ka uruar së fundmi Fitër Bajramin në tri gjuhë, turke, angleze si dhe në shqip.

“Iyi bayramlar, gëzuar Bajramin, Eid Mubarek”, ka shkruar ai.

Ai ka qenë disa herë në trojet shqiptare dhe ka zbuluar se i pëlqen në masë të madhe.

Veç tjerash, ata shpesh edhe i kalojnë pushimet verore në Shqipëri pranë të afërmve të Abazit.

Çifti theksojmë që kanë bashkë dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat