Sërish në pritje të ëmbël, Afërdita Dreshaj na shuan të gjithëve kureshtjen

Mediale Vip

Sërish në pritje të ëmbël, Afërdita Dreshaj na shuan të gjithëve kureshtjen

Më: 20 prill 2023 Në ora: 16:34
Afërdita Dreshaj

Afërdita Dreshaj është një ndër modelet shqiptare më të njohura e të pëlqyera. Që pas pjesëmarrjes në “Miss Shqipëria 2007” ku ajo doli në vendin e dytë, duket se u hap një derë suksesie gjatë për bukuroshen e cila mori gradualisht edhe famë ndërkombëtare.

Ajo ka nënshkuar shumë kontrata prestigjoze në vende si Italia, Gjermania, Greqia dhe Shtetet e Bashkuara ndër të tjera. Afërdita ka provuar vazhdimisht edhe industrinë e muzikës dhe ka marrë pjesë në festivale si “Kënga Magjike”, “VFM” dhe “Zhurma Show” ku ka spikatur edhe si këngëtare. Kujtojmë se prej disa vitesh modelja po jeton një histori të bukur dashurie me lojtarin e “Hockey”, Jakub Kindl me origjinë nga Çekia. Çifti simpatik mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë, vogëlushin Sky marsin e vitit të shkuar. Prej disa kohësh, fansat e Afërditës kanë aluduar se ajo mund të ishte sërish shtatzënë, ndonëse modelja nuk kishte bërë asnjëherë një deklaratë publike.

Ditën e djeshme ajo ka zgjedhur të komunikojë me ndjekësit e saj në platformën “Instagram”, me anë të rubrikës “Pyetje-Përgjgije” e cila përdoret shpesh nga VIP-at në mënyrë që të lidhen më shumë me audiencën e tyre. Afëdita iu përgjigj ppyetjeve të shumta që vinin në lidhje me Sky-n dhe pasionin për udhëtimin. Ishte një ndër pyetjet që modeles i erdhi, për të cilën të ishin shumë kureshtarë. Një prej fansave kishte komentuar: “Më duket se je prapë shtatzënë.” Afërdita i ktheu përgjigje komentit me një “JO” të madhe.

Image
Postimi i Aferdia Dreshajt

Ndërkohë kur dikush e pyeti nëse dëshironte një fëmijë të dytë, Afërdita pohoi se donte shumë të kishte një vajzë dhe me shaka ajo iu kërkon ndjekësve recetën. Ajo së bashku me Jakob jetonin në Shtetet e Bashkuara ku edhe vazhdonte të ushtronte profesionin e saj si modele. Prej disa muajsh çifti mori vendimin për t’u zhvendosur në Republikën Çeke për shkak të trasnferimit të Jakob-it në një ekip evropian për sportin e “Hockey”.

Image
Postimi i Aferdia Dreshajt
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat