Përkrah Përparim Ramës, Capital T paralajmëron koncertin ‘Time Capsule’ në Prishtinë

Mediale Vip

Përkrah Përparim Ramës, Capital T paralajmëron koncertin ‘Time Capsule’ në Prishtinë

Më: 19 prill 2023 Në ora: 16:28
Capital T

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, katër vite më parë realizoi një koncert gjigant recital në Tiranë.

Koncerti i quajtur “Time Capsule” mblodhi në qendër të kryeqytetit shqiptar mijëra fansa, gjersa i njëjti është gati të ndodhë edhe në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vet reperi, emri i vërtetë i të cilit është Kushtrim Ademi, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Në imazhin e ndarë me ndjekësit e tij, Capital T shfaqet duke pozuar krah kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili edh i ka dhënë lejen e organizimit të një koncerti të tillë në kryeqytetin kosovar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat