Në 25-vjetorin e lindjes, Olsi Bylyku dhe partnerja e tij shtojnë më shumë dyshimet se i kanë dhënë fund romancës së tyre!

Mediale Vip

Në 25-vjetorin e lindjes, Olsi Bylyku dhe partnerja e tij shtojnë më shumë dyshimet se i kanë dhënë fund romancës së tyre!

Më: 18 prill 2023 Në ora: 14:04
Olsi Bylyku dhe partnerja e tij

Aktori i humorit Olsi Bylyku feston sot 25-vjetorin e tij të lindjes. E në  këtë ditë të veçantë për të, ai ka zgjedhur të uroj veten me një postim në Instagram.

“Sot 25 vjeç. Jam shumë në “borxh” me ty Zot, ndaj po jap maksimumin tim për t’i dhënë lumturi dhe gëzim familjes, miqve, bashkëpuntoreve dhe sigurisht çdo ndjekësi që ka besuar tek unë që nga dita e parë që jam ngjitur në skenë.

Përjetësisht mirënjohës,i juaji Olsi Bylyku!,-shkruan aktori krahas postimit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1)

Mirëpo kjo ditëlindje e ka gjetur Olsin mes thashethemeve që kanë qarkulluar përgjatë këtyre ditëve se ai dhe partnerja e tij Egli Tako i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeccare. Dhe pse spekulimet nuk janë konfirmuar nga asnjëra anë, këngëtarja i ka ndëzur më shumë dyshimët për një ndarje ose një krizë mes tyre pasi ajo nuk ka bërë ende asnjë urim publikisht për artistin, sicc ka bërë ccdo vit.

Kujtojmë se ccifti konfirmoi lidhjen në vitin 2019, ku treguan se kanë një marrëdhënie të konsoliduar. Nuk kanë qenë të paktat rastet ku është folur edhe për dasmën e tyre e gjithashtu edhe për një shtatzëni të mundshme të Eglit.

Gjithçka që i lidh tashmë Olsin dhe Eglin në jetën e tyre publike është një “follow”. Ata vazhdojnë të ndiqen në “Instagram”, por vetëm kaq. Prej muajsh çifti nuk shkëmben më as “like” në fotot e tyre e madje Egli ka zhdukur edhe kujtimet me partnerin. Për të mos u mjaftuar me kaq, Olsi ka publikuar së fundmi një nga paroditë e tij, e cila u shpërnda nga qindra ndjekës e miq, por jo nga partnerja e tij.

Të vetmet gjurmë të Olsit në profilin e Eglit kanë mbetur bashkëpunimet mes tyre, pasi ata janë një dyshe shumë e mirë kur flitet edhe për muzikën. Duket qartë që marrëdhënia e çiftit nuk është në ditët më të mira, por a është kjo një ndarje apo një krizë në lidhjen e tyre mbetet ta dëgjojmë nga artistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat