Rinor Kastrati, në bashkëpunim me B1uan nga SHBA-ja dhe Oster nga Belgjika, publikon këngën “Falling”

Mediale Vip

Rinor Kastrati, në bashkëpunim me B1uan nga SHBA-ja dhe Oster nga Belgjika, publikon këngën “Falling”

Më: 16 prill 2023 Në ora: 20:37
Rinori

Karakteristikë e realizimit të këngës më të re të DJ dhe Producentit nga Kosova, i cili jeton në Gjermani, Rinor Kastrati, të quajtur "Falling", është se, përveç që ka bashkëpunuar me dyshen më dinamike, me B1uan nga SHBA-ja dhe Oster nga Belgjika, në këtë këngë ka bërë ndërthurjen e muzikës Afro-House dhe Deep House dhe këndohet në dy gjuhë, në anglisht dhe frëngjisht.

Përmbajtja e "Falling" është që të dëgjuesit do të sjellë ngrohtësinë, plazhet me diell dhe vendet më atraktive për të rinjtë, udhëtime emocionale, dashuri, romancë, etj.

Sipas konceptit dhe ritmit të parezistueshëm, “Falling” nuk është vetëm një këngë dashurie, ajo është himni i pistës së vallëzimit, që rininë e mban gjallë gjatë gjithë kohës.

Vlen të theksohet se pas një pauze dyvjeçare, Rinori është rikthyer me këngën në fjalë "Falling" dhe ka premtuar se nuk do të ndalet më.

"Falling" - një këngë që nuk duhet ta humbësh, dhe mund ta shkarkoni këtu:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat