Camila Cabello dhe Shawn Mendes rikthehen bashkë pas 2 vitesh, puthje pasionante në ‘Coachella’

Mediale Vip

Camila Cabello dhe Shawn Mendes rikthehen bashkë pas 2 vitesh, puthje pasionante në ‘Coachella’

Më: 16 prill 2023 Në ora: 12:34
Camila Cabello dhe Shawn Mendes

A kanë rinisur Camila Cabello dhe Shawn Mendes romancën e tyre? Këngëtarët e "Señorita" u ribashkuan në ditën e parë të Coachella 2023 në Kaliforninë Jugore më 14 prill, një vit e gjysmë pasi u ndanë, dhe ribashkimi i tyre u duk se nuk ishte aspak platonik: të dy u fotografuan duke u puthur në buzë ndërsa qëndronin mes turmës. 

Të dy u panë gjithashtu duke biseduar dhe duke ngritur një dolli me miqtë në një zonë bari në ambientet e festivalit muzikor. 

Ribashkimi i yjeve të pop-it vjen të paktën dy muaj pasi Camila dhe Austin Kevitch, CEO i aplikacionit të takimeve Lox Club , u ndanë tetë muaj pasi nisën mareëdhënien e tyre. 

Camila dhe Shawn mbetën miq pas ndarjes së tyre në fund të vitit 2021. Në mars 2022, Shawn publikoi këngën "When You're Gone" dhe ishte pikërisht Camilla ajo që e dëgjoi këngën e para. 

Mesa duket tani Shawn është gati për një këngë rilidhjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat