"A ke turp?" Prishi lojën e qeverisë, banorët kundër Kristit, reagon Keisi

Mediale Vip

"A ke turp?" Prishi lojën e qeverisë, banorët kundër Kristit, reagon Keisi

Më: 16 prill 2023 Në ora: 07:05
Efi Dhedhes dhe Krist Aliaj

Gjatë javës, një zarf i bardhë hyri në shtëpi, i cili njoftoi banorët se ata duhet të krijonin qeverinë e Big Brother.

Pas fushatës, me shumicë votash Kristi u zgjodh President, Luizi kryeministër, Qetsori ministër i Brendshëm, Elvisi ministër i Jashtëm, Efi kryetare Parlamenti, ndërsa Kiara, Nita, Bledi dhe Keisi ishin popull.

Luizi nën cilësinë e kryeministrit mblodhi “kabinetin qeveritar” dhe miratuan ligjet që e shtëpisë si dhe ndëshkimet për çdo shkelje.

Për pikën 4 të ligjeve të miratura, e cila ndëshkonte një banor që fikte mikrofonin, u vendos 20 herë rrotullim me vrap të lehtë rreth pishinës, pastrim korridoresh, dënim me thyerje vezë në kokë si dhe burg nga 2 deri në 4 orë.

Luizi ngriti një kurth ndaj Kristit, duke i fikur atij mikrofonin, që tu ndëshkonte nga Vëllai i Madh.

Ligjet e vendosura nga qeveria, u shoqëruan me debate të shumta gjatë gjithë javës, ndërsa momenti më kulminant, ishte kur Efi theu dy kokrra vezë në kokën e Kristit.

Ky i fundit reagoi ashpër dhe e cilësoi veprimin e Efit si dhunë fizike. Ai madje u shpreh se qeveria nxit vetëm dhunë dhe se shprehet vetëm me fjalë ofenduese e banale.

Kundër Kristit u kthyen thuajse të gjithë, në momentin që Vëllai i Madh shfuqizoi qeverinë, me argumentin se u keqpërdor pushteti.

Banorët u shprehën se ata po kënaqeshin dhe se për faj të Kritit, Big Brother shfuqizoi qeverinë.

Bledi: Kjo qeveria prodhoi tre diktarorë të vegjël dhe treguan dhunën dhe sa të shtypin kur marrin pushtetin. Kryetarja e Parlamentit, nuk ta jepte kurrë fjalën për të folur, kryeministri që nuk e di se kur i fillojnë mëkatet, të vetmen dorë pro, e ka ministri i drejtësië.

Nita: Një nga ligjet që nuk na pyetën, ishte ajo me tenxheret, që e miratuan vetë.

Jori: Ishte një lojë dhe e morën si të tillë, përveç Kristit.

Luiz: Nuk ta vari njeri prandaj.

Jori: Kristi e prishi pak lojën. Okej ishin disa ligje pak të rrepta, por Kristi e prishi fare. Edhe Bledi nuk u kënaq shumë.

Bledi: O Jori fol me terma juridikë se je dhe avokate.

Luiz: Pse nuk e pyet bashkëshorten tëndë, pasi erdhi me tenxhere, a më përqafoi?

Keisi: Mua më pëlqeu Arbana. Nuk më pëlqeu vetëm reagimi i Kristit. Thash do bëj një konferencë për shtyp, si ish-nusja e Presidentit.

Kristi: Për këtë që tha Keisi nuk kam koment, sepse nuk e prisja t’i mbante këto gjëra kaq gjatë. Sa i përket Parlamentit, nisi si humor jam dakord. Por, më pas kur e pash që gjërat ishin të kalkulura, pash që Luizi kishte krijuar aleancën e tij. Unë i dekretova këto vezët, por mendova se do kishte rrjedhje tjetër ky parlament. Pash elemente nepotizmi dhe servilizmi.

Efi: Unë me të thënë të drejtën u kënaqa.

Bledi: Donte të shkarkonte Presidentin dhe të emëronte gruan e Kryeministrit.

Luiz: Po a ke turp mo, je 50 vjeç burrë.

Dea: Jam shumë e zhgënjyer që nuk u ngrit njeri në protestë.

Qetsori: Shumë mirë ishim ne gjatë gjithë kohës, deri kur Dea doli e pafajshme. Kryetarja e Parlamentit ekzekutoi një ligj, kur në fakt duhet ta bëja unë.

Arbër: Qeveria e përdori pushtetin jo mirë, luajti rolin e policit. Presidenti nuk qahet asnjëherë për hallet e popullit, vetëm kur bëhet fjalë për veten e vet. Në fund i vuri vulën duke thënë që ai nuk pyet për ligj, kur e dekretoi vetë.

Kristi: Çfarë logjike është kjo?

Elvisi: Si peson që kam 16 vite që nuk shoh lajme, nuk i dija mirë këto. U kënaqa kur Nita hyri në lojë, atyre më vuri në gjumë sepse më kënaqi. Gabimi jonë ishte që, nuk këmbëngulëm për atë ligj që miratuam ne.

Kristi: U bërë dhe ti pjesë e servilizmit.

Zhaklin: Ti si kryeministër, përse ia fike mikrofonin Presidentit?

Luizi: Sepse ai tha unë jam në vijën time dhe nuk më intereson se çfarë bëhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat