Kylie Jenner në një romancë me aktorin e njohur, edhe pse nuk duket aspak tipi i saj

Mediale Vip

Kylie Jenner në një romancë me aktorin e njohur, edhe pse nuk duket aspak tipi i saj

Më: 15 prill 2023 Në ora: 09:54
Kylie Jenner

Kylie Jenner po kalon kohë me një djalë bukurosh.

Bëhet fjalë për aktorin Timothée Chalamet, me të cilin, sipas mediave rozë, thuhet se Kylie po kalon njuë romancë.

Sipas një burimi, aktori ka një sjellje prej zotërie dhe trajton Kylie-n me shumë respekt, gjithashtu është një djalë me shumë humor.

Megjithëse Chalamet "nuk është si asnjë nga djemtë e tjerë që ka dalë më parë" dhe "mund të mos duket si tipi i saj", po burimi këmbënguli duke folur për Page Six se ata "kanë kimi vërtet të mirë".

"Kylie ka qenë vetëm disa herë me Timothée, kështu që gjërat nuk janë aq serioze," theksoi burimi. “Por deri më tani, asaj i pëlqen ajo që po kalon".

Deri më tani nuk ka pasur asnjë koment nga dyshja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat