Aktorja e njohur njofton se është bërë nënë për herë të parë në moshën 48-vjeçare

Mediale Vip

Aktorja e njohur njofton se është bërë nënë për herë të parë në moshën 48-vjeçare

Më: 10 prill 2023 Në ora: 19:08
Aktorja Hilary Swank

Aktorja Hilary Swank njoftoi në ditën e Pashkëve se ajo dhe bashkëshorti i saj, Philip Schneider, u bënë prindër me binjakë – një djalë dhe një vajzë.

“Nuk ishte e lehtë. Por ia vlejti. Gëzuar Pashkët! Postim nga një parajsë e vërtetë,” shkroi ajo përkrah një fotoje ku shfaqej duke mbajtur të porsalindurit e saj teksa shikonin perëndimin e diellit.

Aktorja 48-vjeçare, u martua me Schneider në gusht të vitit 2018, duke zbuluar katër vjet më vonë se ata po krijonin një familje.

“Kjo është diçka që unë e kam dashur për një kohë të gjatë,” tha Swank për shtatzëninë e saj në tetor për “Good Morning America”. “E vërteta është se do të bëhem nënë. Dhe jo vetëm me një fëmijë, por me dy.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat