Taylor Swift ndahet pas gjashtë vitesh lidhje me aktorin Joe Alwyn

Mediale Vip

Taylor Swift ndahet pas gjashtë vitesh lidhje me aktorin Joe Alwyn

Më: 9 prill 2023 Në ora: 10:43
Taylor Swift dhe aktori Joe Alwyn

Taylor Swift dhe aktori Joe Alwyn u ndanë pas rreth gjashtë vitesh lidhje. Këngëtarja dhe aktori vendosën, sipas Page Six, të vazhdojnë jetën e tyre në rrugë të ndara.

Sipas një burimi nga miqtë e tyre, ata prej disa javësh janë ndarë dhe nuk mbajnë mëri ndaj njëri-tjetrit.

“Nuk ishte një ndarje dramatike. Marrëdhënia e tyre thjesht u bë rrethi i plotë”, thotë një burim nga miqtë e tyre të ngushtë.

Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë koment për jetën e tyre personale. Këngëtarja 33-vjeçare aktualisht është në mesin e turneut të saj ‘Eras’ Tour’. Aktori nuk ka qenë në asnjë paraqitje të saj për të mbështetur të dashurën e tij, siç ka bërë gjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat