Sulmohet me armë ndërtesa ku jeton modelja shqiptare në SHBA

Mediale Vip

Sulmohet me armë ndërtesa ku jeton modelja shqiptare në SHBA

Më: 8 prill 2023 Në ora: 15:28
Policia

Modelja shqiptare Xhesika Berberi është zgjuar e tronditur mëngjesin e djeshëm pasi një person i armatosur kishte hyrë në ndërtesën ku ajo jeton në SHBA.

Në një video të publikuar në Instagram, modelja tregoi se ishte fshehur në dollapin e rrobave dhe në momentin që fliste, agresori ishte brenda ndërtesës. E frikësuar po priste që të vinin forcat e policisë për të neutralizuar situatën.

“Po fshihem në dollapin tim sepse kishte të shtëna në ndërtesën time. Autori është futur dhe po fshihet brenda ndërtesës me një armë. Ka shume helikopterë përreth. Kjo po ndodh qysh kur u zgjova këtë mëngjes dhe është thjesht çmendur dhe e frikshme,” tha ajo.

Image
Xhesika Berberi

Më pas me anë të një tjetër postimi, Xhesika qetësoi fansat duke shkruar se tani është e sigurt dhe se policia e kishte nxjerrë nga ndërtesa. Ajo gjithashtu falënderoi të gjithë fansat që u shqetësuan për të.

Image
Postimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat