Hailey prezanton produktin e ri në një edicion provokues

Mediale Vip

Hailey prezanton produktin e ri në një edicion provokues

Më: 4 prill 2023 Në ora: 19:57
Modelja amerikane, Hailey Bieber

Modelja amerikane, Hailey Bieber, ka publikuar së fundmi fotografi provokuese në profilin e saj në Instagram, në të cilat pozon e zhveshur në pjesën e sipërme teksa mban në gjoks dy gjysma të një frute.

Në këtë mënyrë, ajo prezantoi një produkt të ri të markës së saj, Rhode – një balsam ushqyes për buzët me shije frutash pasioni, i cili do të dalë në treg më 6 prill.

Bukuroshja, jo vetëm që prezantoi balsamin e buzëve me rroba banje tërheqëse, por zgjodhi të vishte edhe stoli Jacquie Aichie 50 Diamond, të cilat vlerësohen të kapin vlerën e 9.816 eurove, ndërsa çmimi i balsamit që ajo reklamon është 14.5 euro.

Image
Modelja amerikane, Hailey Bieber

Megjithatë, jo të gjitha fotot dhe videot promo ishin kaq provokuese. 26-vjeçarja ka kombinuar gjithashtu sutjenat e saj diamanti me bikini shumëngjyrëshe Heavy Manners dhe një bluzë të guximshme motorike në postimet e tjera nga fushata e saj e fundit për Rhode.

Sa për kujtesë, Hailey Bieber është aktualisht nën kritika për komentet që i bëri Selena Gomezit, e cila është edhe ish e dashura e bashkëshortit të saj, Justin Bieber.Kohët e fundit ajo ka humbur shumë ndjekës dhe shumëkush e ka kritikuar për shkak të kësaj fushate, sepse ajo reklamon balsam buzësh teksa shfaqet gjysmë e zhveshur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat