Njihuni me Bajrush Berisha që solli në Ramazan “Mirësevjen Dashuri”

Mediale Vip

Njihuni me Bajrush Berisha që solli në Ramazan “Mirësevjen Dashuri”

Më: 28 mars 2023 Në ora: 21:48
Bajrush Berisha

Ai është vetëm 22 vjeç por që kur ka qenë 6 vjeç ka nisur të këndojë ilahi, ndërsa ka deri tani 3 albume me ilahi. Po flasim për Bajrush Berisha me origjinë nga Shkupi por që jeton në Pforzheim në Gjermani.

Nga viti 2012 Bajrushi i ka ndërprerë ilahijet me instrumente muzikore dhe ka nisur vetëm me vokale, apo harmoni të ndryshme, ndërsa na tregon se bashkëpunimin e parë e ka pasur me babain e tij Burim Berisha ku thuajse çdo javë së bashku me të janë të ftuar në manifestime të ndryshme fetare, dasma islame, synetie, hakika etj. në të gjithë evropën sidomos gjatë muajit të Ramazanit.

Bajrushi sapo ka sjellë " Mirësevjen Dashuri" në nisjen e muajit të Shenjte të Ramazanit ku mund ta dëgjoni duke klikuar në këtë link.

Por ai do të sjellë një projekt të ri para Bajramit e ku do të jetë në bashkëpunim me Ismet Shabani, një ilahi mjaft e bukur e shkruar nga Mergim Gashi.

Bajrushi ka shumë bashkëpunime me kolegë por do të donte me artistin Mevlan Kurtishin të kishte një bashkëpunim.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat