Këngëtari shqiptar fiton rreth 250 mijë euro në sfidën e rastësishme në rrugët e Londrës

Mediale Vip

Këngëtari shqiptar fiton rreth 250 mijë euro në sfidën e rastësishme në rrugët e Londrës

Më: 2 mars 2023 Në ora: 10:51
Foto nga vendngjarja

Për dikë mund të duket e pabesueshme të fitosh qindra mijëra euro rastësisht duke kënduar një këngë në rrugë.

E po një gjë e tillë i ndodhi këngëtarit shqiptar Ardit Çuni.

Derisa po ecte në rrugët e Londrës ai u has nga miliarderi i rrjetit social TikTok, Adam Abraham që kërkonte Çunit që të këndonte një këngë ku përfshihet fjala “Lose”.

Një sfidë e tillë u realizua nga këngëtari, i cili këndoi këngën e Jessie J “Who You Are”, që përmbante këtë fjalë.

Në atë moment, Adam Abraham mbeti i shtangur duke thënë thjeshtë: “Oh, ai e bëri këtë, unë humba 220 mijë funte (248 mijë euro)”.

Çuni ka shpërndarë videon në Instagram duke u shprehur: Kur te do fati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat